E hënë - E premte | 09:00 - 19:00
PRONËSIA INTELEKTUALE
Slider

Studio Ligjore “Muja &Associati” ofron shërbimin e saj për mosmarrëveshjet e markave tregtare dhe emrave të domain, modeleve, patentave, know-how, sekrete tregtare, të drejtën e autorit, treguesit gjoegrafik, dizenjove industrial, konkurrencës së padrejtë, të drejtave të autorit dhe reklamave mashtruese dhe krahasuesesi në nivelin gjyqësor ashtu edhe jashtëgjyqësor, duke mbrojtur të drejtat morale dhe pasurore të tyre.

Ndihmon klientët e tij në çdo mosmarrëveshje të pronësisë intelektuale (përpara autoriteteve kompetente kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare administrative dhe gjyqësore), konkurrencë të padrejtë, mbrojtje të të dhënave personale, reklamime mashtruese dhe krahasuese (para gjyqësorit të zakonshëm, Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregu dhe Juria e vetë-rregullimit të Reklamave).

Aktiviteti në fushën e mbrojtjes së markës shoqërohet gjithashtu me atë të realizuar në sektorin e konkurrencës së tregut, dhe mbi të gjitha në fushat e konkurrencës së padrejtë dhe disiplinës antitrustit, në lidhje me mbrojtjen e markave të korporatave.