Rreth Nesh

Misioni i Studios sonë, është ndërtimi i raporteve të forta me klientët vendas e të huaj, që bazohet tek besimi dhe ndershmëria reciproke, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Studio ligjore “Muja & Associati” është themeluar me filozofinë për t’i ofruar klientëve të saj, gamë të gjerë shërbimesh ligjore dhe përfaqësim dinjitoz.

Me profesionalizimin e eksperteve të saj, Studio Ligjore sjell praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e së drejtës.

Formimi, trajnimi dhe eksperienca disa vjeçare e themeluesve të Studios, përkatësisht në Milano dhe Torino, janë parakushte dhe kredenciale për ofrimin e shërbimit profesional.

Duke qenë se tregu në të cilin operojmë është dinamik dhe i paparashikueshëm, “Muja & Associati” ka përshtatur shërbimet e saj ligjore me ekzigjencat e tregut, të orientuar për të ofruar zgjidhje optimale klientëve të saj.

Mbështetur në lidhjet e forta që tregu shqiptar ka me atë italian, po kështu edhe themeluesit e kësaj studioje, orientimi i saj është për të shërbyer si një instrument kontakti dhe urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Ervin Muja in the office