Tirana, Albania
Shqipëri & Itali
Mbështetur në lidhjet e forta që tregu shqiptar ka me atë italian, po kështu edhe themeluesit e kësaj studioje, orientimi i saj është për të shërbyer si një instrument kontakti dhe urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
- (+355) 4 452 3032(+355) 67 408 1822
- info@studiolegalemuja.comTirana, Albania
- E hënë - E premte09:00 - 19:00
Rreth Nesh
Misioni i Studios sonë, është ndërtimi i raporteve të forta me klientët vendas e të huaj, që bazohet tek besimi dhe ndershmëria reciproke, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Studio ligjore “Muja & Associati” është themeluar me filozofinë për t’i ofruar klientëve të saj, gamë të gjerë shërbimesh ligjore dhe përfaqësim dinjitoz.
Me profesionalizimin e eksperteve të saj, Studio Ligjore sjell praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e së drejtës.
Formimi, trajnimi dhe eksperienca disa vjeçare e themeluesve të Studios, përkatësisht në Milano dhe Torino, janë parakushte dhe kredenciale për ofrimin e shërbimit profesional.
Duke qenë se tregu në të cilin operojmë është dinamik dhe i paparashikueshëm, “Muja & Associati” ka përshtatur shërbimet e saj ligjore me ekzigjencat e tregut, të orientuar për të ofruar zgjidhje optimale klientëve të saj.

Shërbimet
Shpërblim Dëmi
Shpërblime dëmi kontraktor e jashtë kontraktor.
“Muja & Associati” ofron shërbimet e saja ligjore në kontratat e sigurimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi çështjet gjyqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë (në veçanti për sigurimin e përgjegjësisë motorike, përgjegjësinë civile profesionale dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga produktet), duke ofruar gamë të gjerë shërbimesh për dëmet kontraktore dhe jashtë kontraktore të ardhur individëve
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga aksidentet automobilistike dhe ajrore (brenda dhe jashtë Shqipërisë)
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga aksidentet në punë
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga mjekimi i pakujdesshëm
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga diskriminimi
- Shpërblim dëmi për burgim të padrejtë
- Dëmet pasurore e jopasurore të shkaktuara nga produktet e konsumit
- Dëmet pasurore e jopasurore të shkaktuara nga ofrimi i shërbimit në mënyrë të pakujdesshëm
- Shpërblim dëmi pasuror si pasojë e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes nga Gjykatat
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga publikimet mashtruese në lidhje me personin
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga publikimet mashtruese në lidhje me produktin
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga konkurrenca e pandershme
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga përdorimi i padrejtë i markës apo falsifikimi i saj
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga ushtrimi i veprimtarive të rrezikshme
- Dëmi jopasuror i ardhur nga cënimi i nderit, personalitetit ose reputacioni i tij, nga cënimi i të drejtës së emrit dhe cënimi i respektimit të jetës private
Shoqëri Tregtare
- Themelimi dhe organizimi i Shoqërive Tregtare, i shoqërive të kontrolluara, të filialeve dhe zyrave të përfaqësimit (ndjekja e te gjithe procesit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit QKB)
- Hartim i Aktit të Themelimit, Statutit të Shoqërisë, Rregullore të Brendshme, Kod Etik
- Konsulencë për organet drejtuese të Shoqërive (Corporate Governance)
- Bashkim/Ndarje të Shoqërive (M&A)
- Ristrukturimi i Shoqërisë
- Ndjekjen e procedurave ligjore të likuidimit të Shoqërisë
- Ndjekja e procedurave ligjore të falimentimit të Shoqërisë
- Përfaqësim në gjyq për mosmarrëveshje tregtare (kapital, kuota, aksione) ndërmjet ortakëve, organeve drejtuese të kompanive.
- Ndërkombëtarizimi i Shoqërive Tregtare (Kompanitë shqiptare në kontekstin e ndërkombëtarizimit të tyre, si dhe kompanitë e huaja dhe fondet e investimeve që synojnë të investojnë në Shqipëri).
Kontrata Tregtare
Studio Ligjore asiston Shoqëritë Tregtare, administratorët, ortakët, individët në negocimin dhe hartimin, në shqip, italisht dhe anglisht, të marrëveshjeve/kontratave tregtare kombëtare e ndërkombëtare, duke nisur nga LOI, NDA, termat dhe kushtet e përgjithshme, klauzola të posaçme, klauzola arbitrazhi, për kontratat si:
- Kontrata Tregtare Ndërkombëtare për shitjen e mallrave (sipas CISG)
- Franchising
- Joint ventures
- Sigurimi dhe Risigurimi
- Agjencie
- Sipërmarrje
- Leasing (qiraje financiare)
- Transporti
- Spedicioni
- Furnizimi
- Distribucioni
- Shitje pasurive të paluajtshme (Real Estate)
- Shitje të kuotave, aksioneve të Shoqërive Tregtare
Përfaqësim Ligjor
E Drejtë Civile
Përfaqësim në gjyq nga fillimi i çështjes civile, në çdo shkallë gjykimi (Shkallë e parë, Apel, Gj.Lartë) pavarësisht cilësisë së palës, paditës, i paditur, person i tretë, deri në ekzekutimin e vendimit gjyqësor
- Hartim kërkesa/ kërkesë-padie/ kundërpadie/ Deklaratë Mbrojtje
- Përfaqësim në gjykim për çështje civile
- Njohja e vërtetësisë dhe pavërtetësisë së dokumentit
- Sigurim padie, sigurim prove
- Kthim shume/ begatim pa shkak
- Kundërshtim i trashëgimisë ligjore ose testamentare
- Njohja e vendimeve të Shteteve të Huaja
- Kërkesa për konstatimin e afatit të arsyeshëm të gjykimit (nga Gjykata e Shk. së parë, gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë)
- Kërkesë për përshpejtimin e procedurave për gjykimin e çështjes.
- Lëshim Urdhri i Ekzekutimit
- Kundërshtim i Urdhrit të Ekzekutimit vullnetar/detyrueshëm
- Hartim Kërkese për Kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfaqësim pranë Gjykatës Kushtetuese
- Hartim kërkese për në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ndjekja e çështjes deri në marrjen e vendimit nga GJEDNJ.
E Drejtë Administrative
- Kundërshtimi i akteve administrative, anullimi /shfuqizimi/ndryshimin pjesërisht apo tërësisht të aktit, konstatimin e pavlefshmërisë absolute, detyrimin e organit administrativ të kryej një veprim administrativ, që lidhen me:
- Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, akte nënligjore normative, që ka cënuar një të drejtë apo interes të ligjshëm
- Mosmarrëveshje që lindin nga kontrata administrative publike (koncesione, Partneritet Publik-Privat PPP)
- Mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit administrativ, që kanë cënuar të drejtat dhe interesat e ligjshëm të subjekteve
- Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, të nëpunësve civilë, nëpunësve shtetëror të cilët kanë rregullim të posaçëm (masa disiplinore, largim i padrejtë nga puna, ulja në detyrë).
E Drejtë Pronësie
- Mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë dhe titujt e pronësisë, fituar me Ligjin Nr.7501 “Për Tokën”, Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Ligji “Për Kthimin dhe Kompensimin e tokës ish-pronarëve”.
- Lirimi dhe dorëzimi i sendit nga poseduesit e paligjshëm
- Mosmarrëveshjet që lindin nga kontratat e shitjes së pasurisë së paluajtshme, kontratat e porosisë/sipërmarrjes, si dhe kontratat e qirasë
- Mosmarrëveshje ndërmjet bashkëpronarëve në lidhje me pronën
- Pjesëtim i pasurisë së paluajtshme
- Parashkrim fitues i pronës me titull dhe pa titull
- Shpronësimi i pronës private për interesa publikë
E Drejta e Punës
- Mosmarrëveshjet që lidhen me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës
- Konstatimi i diskriminimit ushtruar nga punëdhënësi kundër punëmarrësit (për shkaqe që lidhen me gjininë, racën, fenë, bindjet politike, arsimin etj.)
- Mosmarrëveshjet që lindin nga pushimi kolektiv nga puna si pasojë e ristrukturimit
- Kundërshtimi i masave disiplinore, ulje page, ulje në detyrë, transferimi.
- Mosmarrëveshjet që lidhen me pagën dhe shtesat mbi pagë
- Kërkesa për pagimin e orëve shtesë, punës gjatë natës dhe ditëve të pushimit dhe festive, pagimin e shtesës mbi pagë për punë me rrezikshmëri të lartë, pagimi i antidoteve, për punë që kryhen larg vendbanimit, pagimi i shtesave mbi pagë për punonjësit që zotërojnë tituj shkencorë.
E Drejtë Penale
Përfaqësimi i çështjes nga momenti i shoqërimit dhe caktimit të masës së arrestimit, ndjekja e hetimeve, dërgimi i çështjes për gjykim deri në marrjen e formës së prerë të vendimit gjyqësor.
- Ndjekja e hetimeve pranë Prokurorisë
- Kërkesa për ndryshim mase sigurimi
- Kërkesa për shuarje mase sigurimi
- Përfaqësim në gjykim (shkallë të parë, Apel, Gjykatë e Lartë) për çështje penale të ndryshme
- Hartim kallëzime penale
- Kundërshtim i vendimit të prokurorit për mosfillim procedimi
- Kundërshtim i vendimit të Gjykatës për Pushimin e Procedimit Penal
E Drejtë Familjare
- Shpalljen e martesës në Zyrat e Gjendjes Civile të R.Sh., për lidhje martese jashtë vendit
- Njohje vendimi për lidhjen apo zgjidhjen e martesës në Shqipëri ose jashtë saj
- Zgjidhje Martese
- Detyrimi për ushqim (bashkëshortët ndërmjet tyre, prindi ndaj fëmijës dhe fëmija ndaj prindërit)
- Ndryshimi i masës së detyrimit për ushqim
- Autorizimi për përdorimin/tjetërsimin e pasurisë së fëmijës
- Heqja e përgjegjësisë prindërore
- Njohje dhe/ose kundërshtim i atësisë/amësisë
E Drejtë Doganore
- Kundërshtimi i tarifave doganore dhe rimbursimi i tyre për tarifat e paguara tepër nga operatorët ekonomik
- Kundërshtimi i regjimit të mallrave
Pronësia Intelektuale
Studio Ligjore “Muja & Associati” ofron shërbimin e saj për mosmarrëveshjet e markave tregtare dhe emrave të domain, modeleve, patentave, know-how, sekrete tregtare, të drejtën e autorit, treguesit gjeografikë, dizajneve industriale, konkurrencës së padrejtë, të drejtave të autorit dhe reklamave mashtruese dhe krahasuese në nivelin gjyqësor ashtu edhe jashtëgjyqësor, duke mbrojtur të drejtat morale dhe pasurore të tyre.
Ndihmon klientët e tij në çdo mosmarrëveshje të pronësisë intelektuale (përpara autoriteteve kompetente kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare administrative dhe gjyqësore), konkurrencë të padrejtë, mbrojtje të të dhënave personale, reklamime mashtruese dhe krahasuese (para gjyqësorit të zakonshëm, Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregu dhe Juria e vetë-rregullimit të Reklamave).
Aktiviteti në fushën e mbrojtjes së markës shoqërohet gjithashtu me atë të realizuar në sektorin e konkurrencës së tregut, dhe mbi të gjitha në fushat e konkurrencës së padrejtë dhe disiplinës antitrustit, në lidhje me mbrojtjen e markave të korporatave.
Ndërmjetësim / Arbitrazh (ADR)
Zgjidhje Alternative e Mosmarrëveshjeve.
Studio Ligjore “Muja & Associati” ofron shërbime klientëve të saj, shoqëri private vendase ose të huaja, duke i asistuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Ndërmjetësim ose në Arbitrazh.
Të vetëdijshëm për nevojat e biznesit, me marrëveshje me klientin, përpiqemi të arrijmë marrëveshje jashtëgjyqësore me palën tjetër, për shmangien e kohës së gjatë dhe kostot e larta të procesit gjyqësor.
Mundësia e përdorimit të këtyre mjeteve si zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve lejon një zgjidhje të shpejtë dhe efektive të konflikteve, duke ruajtur konfidencialitetin.
Studio jonë asiston klientët e saj edhe gjatë procesit të njohjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit në Gjykatë.
Njohja e vendimeve të Arbitrazhit në gjykatat vendase. Kërkesë për anullimin e vendimit të arbitrazhit përpara gjykatës. Nxjerrja e urdhrit të ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit.
Konsulencë Ligjore
Studio Legale “Muja & Associati” ofron konsulencë ligjore në fusha të ndryshme të së drejtës. Bazuar në përvojën dhe ekspertizën e stafit të tij, pas verifikimit me due diligence të situatës, legjislacionit dhe fakteve përkatëse të çështjes, japim konsulencë juridike të specializuar.
Përfaqësim Ligjor
Përfaqësim në gjyq nga fillimi i çështjes civile, në çdo shkallë gjykimi (Shkallë e parë, Apel, Gj.Lartë) pavarësisht cilësisë së palës, paditës, i paditur, person i tretë, deri në ekzekutimin e vendimit gjyqësor
- 1Shkallë e parë
- 2Apel
- 3Gjykata e Lartë
- 4Gjykata Kushtetuese
- 5Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
Na Kontaktoni
- Adresa
- Ish Bllok, Rr. “Brigada VIII”, Pall. Teknoprojekt, Shk. 1, Kati 4, Ap. 24, Tirana, Albania, 1001
- Telefon
- (+355) 4 452 3032
- Celular
- (+355) 67 408 1822
- Orët e punës
- E hënë - E premte | 09:00 - 19:00