Përfaqësim Ligjor

E Drejtë Civile

Përfaqësim në gjyq nga fillimi i çështjes civile, në çdo shkallë gjykimi (Shkallë e parë, Apel, Gj.Lartë) pavarësisht cilësisë së palës, paditës, i paditur, person i tretë, deri në ekzekutimin e vendimit gjyqësor

  • Hartim kërkesa/ kërkesë-padie/ kundërpadie/ Deklaratë Mbrojtje
  • Përfaqësim në gjykim për çështje civile
  • Njohja e vërtetësisë dhe pavërtetësisë së dokumentit
  • Sigurim padie, sigurim prove
  • Kthim shume/ begatim pa shkak
  • Kundërshtim i trashëgimisë ligjore ose testamentare
  • Njohja e vendimeve të Shteteve të Huaja
  • Kërkesa për konstatimin e afatit të arsyeshëm të gjykimit (nga Gjykata e Shk. së parë, gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë)
  • Kërkesë për përshpejtimin e procedurave për gjykimin e çështjes.
  • Lëshim Urdhri i Ekzekutimit
  • Kundërshtim i Urdhrit të Ekzekutimit vullnetar/detyrueshëm
  • Hartim Kërkese për Kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfaqësim pranë Gjykatës Kushtetuese
  • Hartim kërkese për në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ndjekja e çështjes deri në marrjen e vendimit nga GJEDNJ.

E Drejtë Administrative

  • Kundërshtimi i akteve administrative, anullimi /shfuqizimi/ndryshimin pjesërisht apo tërësisht të aktit, konstatimin e pavlefshmërisë absolute, detyrimin e organit administrativ të kryej një veprim administrativ, që lidhen me:
  • Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, akte nënligjore normative, që ka cënuar një të drejtë apo interes të ligjshëm
  • Mosmarrëveshje që lindin nga kontrata administrative publike (koncesione, Partneritet Publik-Privat PPP)
  • Mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit administrativ, që kanë cënuar të drejtat dhe interesat e ligjshëm të subjekteve
  • Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, të nëpunësve civilë, nëpunësve shtetëror të cilët kanë rregullim të posaçëm (masa disiplinore, largim i padrejtë nga puna, ulja në detyrë).

E Drejtë Pronësie

  • Mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë dhe titujt e pronësisë, fituar me Ligjin Nr.7501 “Për Tokën”, Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Ligji “Për Kthimin dhe Kompensimin e tokës ish-pronarëve”.
  • Lirimi dhe dorëzimi i sendit nga poseduesit e paligjshëm
  • Mosmarrëveshjet që lindin nga kontratat e shitjes së pasurisë së paluajtshme, kontratat e porosisë/sipërmarrjes, si dhe kontratat e qirasë
  • Mosmarrëveshje ndërmjet bashkëpronarëve në lidhje me pronën
  • Pjesëtim i pasurisë së paluajtshme
  • Parashkrim fitues i pronës me titull dhe pa titull
  • Shpronësimi i pronës private për interesa publikë

E Drejta e Punës

  • Mosmarrëveshjet që lidhen me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës
  • Konstatimi i diskriminimit ushtruar nga punëdhënësi kundër punëmarrësit (për shkaqe që lidhen me gjininë, racën, fenë, bindjet politike, arsimin etj.)
  • Mosmarrëveshjet që lindin nga pushimi kolektiv nga puna si pasojë e ristrukturimit
  • Kundërshtimi i masave disiplinore, ulje page, ulje në detyrë, transferimi.
  • Mosmarrëveshjet që lidhen me pagën dhe shtesat mbi pagë
  • Kërkesa për pagimin e orëve shtesë, punës gjatë natës dhe ditëve të pushimit dhe festive, pagimin e shtesës mbi pagë për punë me rrezikshmëri të lartë, pagimi i antidoteve, për punë që kryhen larg vendbanimit, pagimi i shtesave mbi pagë për punonjësit që zotërojnë tituj shkencorë.

E Drejtë Penale

Përfaqësimi i çështjes nga momenti i shoqërimit dhe caktimit të masës së arrestimit, ndjekja e hetimeve, dërgimi i çështjes për gjykim deri në marrjen e formës së prerë të vendimit gjyqësor.

  • Ndjekja e hetimeve pranë Prokurorisë
  • Kërkesa për ndryshim mase sigurimi
  • Kërkesa për shuarje mase sigurimi
  • Përfaqësim në gjykim (shkallë të parë, Apel, Gjykatë e Lartë) për çështje penale të ndryshme
  • Hartim kallëzime penale
  • Kundërshtim i vendimit të prokurorit për mosfillim procedimi
  • Kundërshtim i vendimit të Gjykatës për Pushimin e Procedimit Penal

E Drejtë Familjare

  • Shpalljen e martesës në Zyrat e Gjendjes Civile të R.Sh., për lidhje martese jashtë vendit
  • Njohje vendimi për lidhjen apo zgjidhjen e martesës në Shqipëri ose jashtë saj
  • Zgjidhje Martese
  • Detyrimi për ushqim (bashkëshortët ndërmjet tyre, prindi ndaj fëmijës dhe fëmija ndaj prindërit)
  • Ndryshimi i masës së detyrimit për ushqim
  • Autorizimi për përdorimin/tjetërsimin e pasurisë së fëmijës
  • Heqja e përgjegjësisë prindërore
  • Njohje dhe/ose kundërshtim i atësisë/amësisë

Na Kontaktoni

Orët e punës
E hënë - E premte | 09:00 - 19:00