Zgjidhje Alternative e Mosmarrëveshjeve.
Studio Ligjore “Muja & Associati” ofron shërbime klientëve të saj, shoqëri private vendase ose të huaja, duke i asistuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Ndërmjetësim ose në Arbitrazh.
Të vetëdijshëm për nevojat e biznesit, me marrëveshje me klientin, përpiqemi të arrijmë marrëveshje jashtëgjyqësore me palën tjetër, për shmangien e kohës së gjatë dhe kostot e larta të procesit gjyqësor.
Mundësia e përdorimit të këtyre mjeteve si zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve lejon një zgjidhje të shpejtë dhe efektive të konflikteve, duke ruajtur konfidencialitetin.
Studio jonë asiston klientët e saj edhe gjatë procesit të njohjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit në Gjykatë.
Njohja e vendimeve të Arbitrazhit në gjykatat vendase. Kërkesë për anullimin e vendimit të arbitrazhit përpara gjykatës. Nxjerrja e urdhrit të ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit.