Shpërblime dëmi kontraktor e jashtë kontraktor.
“Muja & Associati” ofron shërbimet e saja ligjore në kontratat e sigurimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi çështjet gjyqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë (në veçanti për sigurimin e përgjegjësisë motorike, përgjegjësinë civile profesionale dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga produktet), duke ofruar gamë të gjerë shërbimesh për dëmet kontraktore dhe jashtë kontraktore të ardhur individëve
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga aksidentet automobilistike dhe ajrore (brenda dhe jashtë Shqipërisë)
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga aksidentet në punë
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga mjekimi i pakujdesshëm
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga diskriminimi
- Shpërblim dëmi për burgim të padrejtë
- Dëmet pasurore e jopasurore të shkaktuara nga produktet e konsumit
- Dëmet pasurore e jopasurore të shkaktuara nga ofrimi i shërbimit në mënyrë të pakujdesshëm
- Shpërblim dëmi pasuror si pasojë e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes nga Gjykatat
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga publikimet mashtruese në lidhje me personin
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga publikimet mashtruese në lidhje me produktin
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga konkurrenca e pandershme
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga përdorimi i padrejtë i markës apo falsifikimi i saj
- Dëmet pasurore e jopasurore të ardhura nga ushtrimi i veprimtarive të rrezikshme
- Dëmi jopasuror i ardhur nga cënimi i nderit, personalitetit ose reputacioni i tij, nga cënimi i të drejtës së emrit dhe cënimi i respektimit të jetës private