Av. Ervin MUJA
Themelues “Muja &Associati”
Është diplomuar jurist me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit i Milano-Biccoca, ne vitin 2010. Mbas studimeve ka zhvilluar praktikën ligjore në zyrat më të njohura në Milano si ajo e Avv.Filippo Martini dhe Avv. Alessandro Caporelli Siriati, studio të specializuara në fushën e sigurimeve, ku ka asistuar klientët më në zë të botës së sigurimeve si GENERALI dhe ALLIANZ.
Në mars te vitit 2015, eshte licensuar prane Dhomes Kombetare te Avokatise. Në vitin 2018 është licencuar si Ndërmjetës nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.
Zotëron gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht.
Fusha të Ekspertizës: E Drejtë Civile, e drejtë Sigurimesh, e Drejtë Tregtare dhe Falimentimi; e Drejtë Financiare dhe Korporatave, e Drejtë e Punës.
Av. Matilda BALLIU
Bashkë themeluese e “Muja &Associati”
Është diplomuar juriste me rezultate të shkëlqyera në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universistetit të Tiranës me nota të shkëlqyera.
Për 6 vite ka ushtruar profesionin e avokates pranë Studios Ligjore “TP& Partners”, ku është profilizuar në fushën civile, trgtare dhe administrative.
Në vitin 2019 ka përfunduar studimet Master në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare, pranë Universitetit të Torinos në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITC-ILO), UNCITRAL, UNIDROIT dhe Qendra e Institutin Universitar të Studimeve Evropiane, specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, kontrata komerciale ndërkombëtare, zgjidhjen Alternative të mosmarrëveshjeve, me Arbitrazh, si dhe teknologjia 4.0 Smart-Contract, E-commerce, Blockchain.
Në vitin 2013 është licencuar avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Gjuhët e huaja që zotëron: Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.
Fusha e ekspertizës: Shoqëri Tregtare, Kontrata Komerciale, M&A, Konkurrenca e pandershme, pronësia intelektuale, detyrime doganore e arbitrazh.
Av. Manjola MANÇELLARI
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe ka marrë
gradën Master Shkencor në të Drejtë Civile në vitin 2014.
Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë që nga viti 2017.
Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si juriste në disa institucione të
rëndësishme private dhe publike.
Prej vitit 2017 ushtron profesionin e avokatit ku është specializuar në fushën e së drejtës civile dhe administrative.
Zotëron gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht.